Basketboll

EKSKLUZIVE: SIGAL PRISHTINA TRANSFERON LOJTARIN E PARË TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Pozita aspak e volitshme në tabelë e Sigal Prishtinës, duket se i ka vënë në lëvizje drejtuesit e skuadrës më të trofeshme në vend, që ta përforcojnë ekipin.

Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, kryeqytetasit kanë transferuar në radhët e veta, lojtarin e parë të huaj për këtë sezon.

Sigal Prishtina ka siguruar shërbimet e qendrës amerikane Seth Leday (201 cm) që së fundi ishte pjesë e skuadrës nga Lituania, Siauliai. Përderisa më parë ka luajtur për kolegjin amerikan nga NCAA1, ”East Carolina University Pirates”.

Te Prishtina pritet të transferohen edhe dy lojtarë të huaj, ndërsa është spekuluar shumë shpesh se mund të rikthehet edhe ish-ylli i dikurshëm i skuadrës, Dardan Berisha.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.