Basketboll

MËSONI SE CILAT NGA PËRFORCIMET E TREPÇËS DO TË DEBUTOJNË SOT

Prishtinë(AsistiOnline) – Në ndeshjen e sotme të Trepçës përballë Rahovecit, për mitrovicasit do të debutojnë përforcimet e huaja të zyrtarizuara ditë më parë.

Erving Walker, Staphon Blair dhe Dillon Smith, pritet që të zhvillojnë ndeshjen e tyre të parë me ekipin e Trepçës dhe mbetet të shihet, se sa do ta dëshmojnë veten si transfere cilësore, kur dihet se erdhën me shumë bujë në klubin nga Mitrovica.

Ndërsa sa i përket transferit më të madh të Trepçës në vitet e fundit, Drilon Hajrizi, AsistiOnline.com ka mësuar se ky i fundit nuk do të debutojë sot me Trepçën, kjo për faktin se nuk mund të regjistrohet si transfer tek mitrovicasit deri në hapjen zyrtare të afatit kalimtar në basketbollin e Kosovës e që i bie data 10 janar.

Hajrizi pritet që të debutojë për Trepçën, në ndeshjen që ‘xehtarët e zhvillojnë ndaj Bashkimit në mesin e javës së ardhshme në ”Sezai Surroi” të Prizrenit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.