Basketboll

MITCHELL & KASTRATI, CILI NGA TA DO TË DEBUTOJ SONTE PËR YLLIN?

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Yllit sonte e luan derbin ndaj Rahovecit në kuadër të xhiros së 14-të në elitën e basketbollit kosovar.

Klubi therandas së fundi ka bërë disa ndryshime të dukshme në roster dhe në ndeshjen ndaj Rahovecit, sonte pritet të debutojë njëri nga transferet e reja të skuadrës.

Bëhet fjalë për fundorin amerikan, Mitchell Wilbekin i cili pritet të zhvillojë ndeshjen e parë me fanelën e klubit nga Theranda pikërisht sonte.

Përderisa, trasnsferi vendor, Erjon Kastrati nuk do të debutojë as këtë xhiro, për ta shtyer paraqitjen e tij të parë për Yllin, deri në mesjavën e ardhshme.

Ndeshja mes Yllit dhe Rahovecit, luhet sonte dhe do të nisë nga ora 17:00 e transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.