PENZA TRANSFERON NJËRËN NGA LOJTARET MË TË MIRA NË SHQIPËRI
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Penzës që bën gara në Superligën e Kosovës te femrat, së fundi ka përforcuar radhët e veta me një basketbolliste nga Shqipëria.
Bëhet fjalë për basketbollisten shqiptare, Enisa Qosja e cila vije te Penza nga skuadra elitare shqiptare, Elbasani, për të cilën skuadër luan që prej 7 vitesh rresht.
Qosja stinorin e fundit e mbylli si pikëshënuesja më e mirë në elitën shqiptare, ndërsa njihet për rekordet e shumta për pikë të shënuara atje.
Baskebtollistja nga Elbasani dallohet për lojën e shpejtë, mbrojten agresive, si dhe intelegjencën e lartë në lojë dhe te Penza pritet të sjellë freski të madhe në lojë.
Skuadra pejane ka paralajmëruar ndryshime të shumta në rosterin e skuadrës në afatin e janarit, për të qenë skuadër sa më konkuruese në stinorin pranveror.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.