Basketboll

XHIRO E 14-TË MBYLLET ME DERBIN E RIVALËVE TË VJETËR

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 14-të në elitën e basketbollit të Kosovës, mbyllet me ndeshjen e rivalëve të vjetër.

Bëhet fjalë për duelin mes Prishtinës dhe Bashkimit. Prishtinasit kanë katër fitore dhe nëntë humbje, kurse prizrenasit shtatë fitore dhe gjashtë humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion si dhe Klan Kosova, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 14

E diel

17:00 Sigal Prishtina – Bashkimi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.