Under Header

spot_img

BASHKIMI RIKTHEN NË SKUADËR ULPIANA EMRËN

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave, ka rikthyer në skuadër basketbollisten vendore, Ulpiana Emra.

Klubi prizrenas ka njoftuar nëpërmjet llogarisë zyrtare në Facebook, se ka transferuar në skuadër, lojtaren e mëhershme të ekipit, Ulpiana Emra.

Emra që është basketbollistja më e trofeshme prizrenase, përpos Bashkimit ka luajtur edhe për Prishtinën e Penzën, ndërsa pritet që të sjellë freski të dukshme, tek ekipi që e mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e parë në tabelë.

Përpos Emrës, Bashkimi ka shtuar në ekip edhe Vlera Vraniqin e lojtaren e huaj, Teodora Sariç.

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme