Basketboll

GARY BLACKSTON, TRANSFERI I DYTË I PRISHTINËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ardhja e Nigel Johnsonit nuk i ka mjaftuar skuadrës së Sigal Prishtinës, për ta përforcuar rosterin ekipor.

Kryeqytetasit kanë transferuar edhe një tjetër lojtar të pozitës fundor, bëhet fjalë për amerikanin, Gary Blackston i cili është i gjatë 1.88cm dhe pritet të jetë lojtar tejet i rëndësishëm te Prishtina.

Blackston në stinorin 2019/20, është paraqitur në elitën suedeze me skuadrën, ”Koping Stars”, duke luajtur me mesatare prej, 14.9 pikëve, 6.7 kërcimeve, 2.5 asisteve dhe 1.7 topave të vjedhur për ndeshje.

Prishtina në merkaton dimërore, ka zyrtarizuar dy transfere. Nigel Johnsonin dhe Gary Blackstonin.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.