Basketboll

DERBI I DITËS, MES RIVALËVE TË VJETËR

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i ditës së parë në xhiron e 15 të Superligës së Kosovës, zhvillohet në Palestrën ”Sezai Surroi” në Prizren.

Bëhet fjalë për sfidën ndërmjet rivalëve të vjetër Bashkimit dhe Trepçës. Dy skuadrat kanë bërë disa ndryshime në afatin kalimtar, ku mitrovicasit kanë rikthyer Drilon Hajrizin, për t’iu ndihmuar në realizimin e objektivave. Prizrenasit kanë tetë fitore dhe gjashtë humbje, derisa mitrovicasit dy fitore dhe 12 humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 14

E shtunë

17:00 Bashkimi – Rahoveci.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.