Basketboll

PEJA FITON THELLË NDAJ PRISHTINËS, DAVITKOV DEBUTON ME FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka nisur me fitore të ëmbël, stinorin pranveror në elitën e basketbollit të Kosovës.

Pejanët kanë arritur të triumfojnë me përmbysje ndaj Sigal Prishtinës, duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin përfundimtar të sfidës, 101-74.

Ishin mysafirët nga kryeqyteti ata që e nisën më mirë ndeshjen, duke fituar dy periodat e para të takimit, 22-24, 25-26 dhe shkuan në pushim me rezultatin, 47-50. E pjesa e dytë, ishte pothuajse tërësisht në favorin e Pejës, lojtarët e të cilës u këndellën dhe fituan fillimisht çerekun e tretë bindshëm, 22-13, ndërsa fitorja e tyre u konfirmua në periudhën e fundit, kur pejanët e fituan atë thellë, 32-11.

Basketbollistët më meritorë për triumfin e Pejës sot ishin, Dion Dixon me 28 pikë, Dardan Berisha me 27 pikë, si dhe Brandon Walters e Marko Peroviç me nga 21 pikë.

Te Prishtina s’mjaftuan për fitore, Dnaiel Lekndreaj me 17 pikë i cili e mbylli ndeshjen në pjesën e parë, shkaku i lëndimit në hundë, Don Polloshka me 15 pikë, si dhe Meriton Ismajli e Edmond Azemi me nga 10 pikë.

Pas xhiros së 15-të, Peja ngritet në kuotën e 25 pikëve me 10 fitore e 5 humbje. Ndërsa, Prishtina gjendet në pozitën e 6-të me 19 pikë, 4 fitore e 11 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Peja e pret Rahovecin e Prishtina, Trepçën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.