BAKER ME PERFORMANCË FANTASTIKE, VASHAT GJAKOVARE E NISIN MBARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Vashat e Vëllaznimit e kanë nisur me fitore të thellë stinorin pranveror në Superligën e femrave.
Me amerikanen Ravena Baker që realizoi afro gjysmën e pikëve për ekipin, Vëllaznimi ka triumfuar në udhëtim te Kastrioti i Ferizajit me rezultatin, 52-102.
Bakers me plotë 48 pikë, por edhe 7 asiste e 5 kërcime, spikati në këtë fitore të gjakovareve sot, por u dalluan edhe Sarah Mgbeike me double-double monstruoz(30pk, 25krc, 8 ast, 4blk, 1tvj) dhe Diellza Leti me 8 pikë.
Te Kastrioti me lojë të mirë u dalluan, transferi i ri Andria Iavarone me double-double(30pk, 18krc) dhe Agnesa Rrahmani që shtoi 10 pikë.
Pas xhiros së 11-të në elitën femërore, Vëllaznimi gjendet i 2-ti në tabelë me 9 fitore e 2 humbje. Përderisa, Kastrioti i parafundit me 12 pikë, 1 fitore e 10 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.