Basketboll

KBF PRISHTINA E NISË ME FITORE TË THELLË NË STINORIN PRANVEROR

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina e ka nisur me fitore të thellë, stinorin pranveror të Superligës së femrave në basketbollin e Kosovës.

Vashat kryeqytetase kanë demoluar tërësisht në udhëtim, Trepçën e Mitrovicës me rezultatin, 33-128.

Pothuajse të gjitha basketbollistet e ekipit prishtinas arritën të shënojnë pikë në këtë triumf, ndërsa më e dalluara ishte transferi i ri, Alexis Tolefree ku në 20 minuta lojë, ajo arriti të shënojë 32 pikë, 6 vjedhje topash, 4 kërcime, 3 asiste e 2 bllokada. Por u dalluan edhe Besjana Martinaj me 20 pikë, Enisa Kamerolli me 11 pikë dhe Aulona Muhadri e Sumeja Kosumi me nga 10 pikë.

Te Trepça u dalluan, Sihana Ramoja me 14 pikë e Elena Shkreli me 8 pikë. Ndërsa vlen të ceket se dy transferimet e huaja nuk janë paraqitur sot me mitrovicaset.

Pas xhiros së parë në stinorin pranveror, Prishtina gjendet e 3-ta me 18 pikë, 7 fitore e 4 humbje. Përderisa, Trepça e parafundit me 12 pikë, 1 fitore e 10 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.