Basketboll

JAMES ME REKORD STINORI, PIKËRISHT NDAJ ISH-SKUADRËS

Prishtinë(AsistiOnline) – LeBron James ka shkëlqyer ndaj ish-skuadrës, Cleveland Cavaliers, duke realizuar plotë 46 pikë në fitoren e Lakers.

LA Lakers kanë mposhtur Cavsat me rezultat tejet të ngushtë, 108-115, por kjo fitore u arrit falë performancës fantastike të ‘mbretit’ James.

Përpos LeBronit me lojë të mirë u dalluan edhe Davis me 17 pikë dhe Harrell me 10 sosh.

Tek Cavsat s’mjaftuan për fitore, Andre Drummond me 25 pikë e 17 kërcime dhe Cedi Osman me 20 pikë.

Lakers e arritën fitoren e 14 sezonale, karshi 4 disfatave që kanë, përderisa, Cavsat tash kanë 8 fitore e 9 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.