Basketboll

DERBI LOKAL PRISHTINAS NË GJYSMËFINALEN E DYTË TË LIGËS SË PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – ”Final Eighti” i Kupës së Kosovës për edicionin 2021, ka nisur dje Suharekë me duelin e dy skuadrave nga Liga e parë, përderisa sot luhet gjysmëfinalja e dytë e kësaj kategorie.

Dy skuadrat nga kryeqyteti, Marigona Hill Prishtina dhe As Prishtina, do të takohen në ”13 Qershori” për të tentuar fitoren e cila i dërgon në finale të Kupës së Kosovës, për ekipet e Ligës së parë.

Kjo ndeshje zhvillohet sot nga ora 13:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Skuadrat në fjalë janë afër me pikë edhe në Ligën e parë dhe përpos synimit për tu inkuadruar në Superligë, duan që ta nisin Vitin e Ri edhe me një trofe, si ky i Kupës së Kosovës.

Fituesi i këtij dueli gjysmëfinal, luan nesër në finale me Rc Cola Dritën e cila dje mposhti në gjysmëfinale skuadrën e Istogut.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.