Basketboll

JAMES ME REKORD TË RI, KALON WILT CHAMBERLAININ

Prishtinë(AsistiOnline) – Lebron James arriti të regjistrojë një rekord të ri, duke u bërë lojtari i tretë në histori të NBA-së për shënime nga loja, për 2 dhe 3 pikë.

Jamesit në ndeshjen përballë Denver Nuggets iu nevojitën vetëm 3 shënime për t’a thyer këtë rekord ndërsa “mbretit” James i mjaftoi vetëm çereku i parë për t’a arritur atë.

Tani James zë pozitën e tretë si koshashënuesi më I mirë i NBA me 12,691 shënime ku para tij tani janë vetëm edhe Karl Malone dhe Kareem Abdul Jabbar. Jabbar zë pozitën e parë me 15.837 shënime ndërsa Karl Malone në pozitën e dytë ka 13.528 sosh.

Përndryshe, Lakers arriti të shënojë fitore të përballë Denver Nugetts me rezultat 114:93.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.