Basketboll

MELLO NË VENDIN E 12-TË, SI KOSHASHËNUESI MË I MIRË NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Veterani 36 vjeçar, Carmelo Anthony është ngjitur në vendin e 12-të si koshashënuesi më i mirë I historisë së NBA. 

Ish-anëtari i Denver Nuggets e arriti këtë sukses në fitoren e Portlandit kundër Orlandos, ku Anthony realizoi 23 pikë në total me 5 treshe nga 9 tentime. Carmelo po vuante këtë sezon tek saktësia  gjuajteve ku regjistron vetëm 12 pikë në ndeshje mesatarisht, por në mëngjesin e sotëm, ai u rikthye si në kohrat e vjetra.

Kështu Anthony ka tejkaluar Osar Robertsonin e famshëm duke arritur në kuoteën e 26,715 pikëve. 

Tani objektivi për Anthonyn do të jetë Hakeem Olajuëon e vendit të 11-të ku I duhen 225 pikë për ta kaluar.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.