Basketboll

PEJA TRANSFERON QENDËR TË FUQISHME ME PËRVOJË NGA CHAMPIONS LEAGUE

Prishtinë(AsistiOnline) – Eliminimi i hershëm nga Kupa e Kosovës, si duket nuk ju ka pëlqyer fare drejtuesve të KB Peja, që kanë reaguar në merkato.

Verdhezinjët kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me qendrën e fuqishme amerikane, LaRon Dendy.

32 vjeçari nga SHBA-të, është i gjatë 205 centimetra dhe së fundmi ka luajtur për skuadrën nga elita e Ukrainës, ”Kharkivski Sokoly” me një mesatare prej, 10.2 pikë, 6.8 kërcime e 2.0 asiste për ndeshje.

Dendy ka një karrierë shumë të pasur në Evropë dhe kohëve të fundi ka luajtur në lojëra shumë të rëndësishme në garën prestigjioze, Champions League për ekipe kualitative të njohura.

LaRon ka djersitur fanelat e klubeve të mëdha si: Darussafaka(Turqi), Hapoel Tel Aviv(Izrael), Juventus(Lituani), Donar(Holandë), Apoel(Qipro).

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.