Basketboll

DALLAS MAVERICKS KA NDALUAR TË INTONOHET HIMNI AMERIKAN PARA NDESHJEVE NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra që nuk po performon mirë këtë sezon, Dallas Mavericks kanë marrë vendim që para ndeshjeve kur kjo skuadër luan në shtëpi, të mos intonohet himni amerikan siç është zakon në NBA. 

Këtë e ka konfirmuar për ESPN, presidenti i klubit, Mark Cuban duke thënë se nuk e ka ndërmend të ndryshojë mendim deri në përfundim të sezonit.

Vendimi është marrë në koordinim me Adam Silver (komisar i NBA), dhe nuk ka asgjë tragjike në këtë mes”, është shprehur Cuban.

Ky vendim kontravers që po cilësohet në SHBA nga Mark Cuban, është vendosur për shkak të lojtarëve evropian që Dallasi ka në skuadër si super ylli Luka Doncic, Kristaps Porzingis dhe Boban Marjanovic.

Nuk dihet ende se a ka qenë kërkesë e posaçme e treshes evropiane që të mos intonohet himni i një shteti që nuk i përkasin, apo ka qenë vetë Cuban që e ka vendosur këtë nga respekti që ka për këtë treshe.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.