Basketboll

PHOENIX SUNS NDALIN SERINË POZITIVE TË MILWAUKEE BUCKS

Prishtinë(AsistiOnline) – Para 1491 shikuesve të pranishëm në Phoenix Suns Arena, nikoqirët fituan trilerin e mëngjesit duke mposhtur Milëaukee Bucks me rezultat maksimalisht minimal 125-124.

Ishte një mbrëmje me suksese individuale tek të dy skuadrat, ku greku i “frikshëm” kompletoi double double monstruoz. 

Giannis në Arizona ka shënuar, besoni apo jo, plotë 47 pikë duke kontribuar edhe me 11 kërcime e 5 asistime, por që në fund nuk mjaftuan që të marrin fitoren e gjashtë rresht.

Te Suns, për herë të parë këtë sezon, super dyshja Booker-Paul shënuan mbi 25 pikë secili. Veterani 35 vjeçar e përfundoi ndeshjen si më efikasi te Phoenixi duke shënuar 30 pikë, e kontribuar me 6 kërcime dhe 3 asistime. Shoku I tij I skaudrës Booker shënoi 2 më pak se Paul, duke asistuar 7 herë dhe ka kërcyer tri herë.

Cereku I parë ishte tejet I niveluar, me dy skuadrat që e përfunduan 12 minutëshin e parë plotësisht të barabartë, 32-32. Cereku I dytë ishte thellë më I mirë për Milëaukeen dhe në fund të pjesës së parë shkuan në avantazh prej plus 12 pikësh. Por gjithcka ndryshoi në pjesën e dytë. Djelmoshat e Monty Ëilliams ishin më kërkues dhe me dy cerekët pasardhës arritën ta fitonin edhe takimin. 

Phoenix Suns regjistron fitoren e katërt rradhazi me seri të përgjithshme prej 15 fitore e 9 humbje ndërsa Miëlaukee ndalet pas 5 fitoreve duke regjistruar tani 16 fitore e 9 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.