JA CILAT ISHIN DY NDESHJET MË INTERESANTE TË MBRËMJES NË NBA
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë mesnatës që lamë pas u zhvilluan plotë 11 ndeshje në NBA.
AsistiOnline.com ka zgjedhur dy prej sfidave më interesante që e karakterizuan natën e 13 shkurtit në NBA dhe që ishin shumë interesante.
Ndeshja më sfiduese në këtë seri të ndeshjeve, ishte ajo në mes të Nuggets dhe Thunder, ku ekipi i Denverit arriti që ta fitojë duelin me rezultat maksimalisht të ngushtë, 97-95.
Nik Jokic për pak sa nuk arriti shifrat magjike triple-double në këtë fitore të ngushtë për Nuggets me 22 pikë, 13 kërcime e 9 asiste. Por u dallua edhe Jamal Murray me 22 pikë.
Tek OKC s’mjaftuan për fitore, Justin Jackson me 20 pikë e as Hamidou Diallo me 16 sosh.
Në Konferencën Perëndimore gjendet të dyja ekipet, por Nuggets pozicionohen të 7-tit me 14 fitore e 11 humbje. Ndërsa, OKC gjenden të parafundit me 10 fitore e 15 humbje.
___________________________________________________________________________________________________
Në anën tjetër, fitore të rëndësishme, këtë herë arriti edhe njëra prej skuadrave me formën më të dobët në NBA, Detroit Pistons e befasuan Bostonin e Brad Stevens duke e mposhtur me rezultat, 102-108.
Pistons në këtë fitore u dirigjua nga dyshja: Saddiq Bey me 30 pikë e 12 kërcime, dhe Delon Wright me 22 pikë.
Tek Celtics ishin të pamjaftueshëm: Jayson Tatum me 33 pikë e 11 kërcime, si dhe Jaylen Brown me 27 pikë.
Sa i përket renditjes tabelare me dy skuadrat që garojnë në Lindje, Detroiti arrin në 7 fitore, karshi 19 humbjeve dhe pozicionohet i parafundit. Përderisa, Bostoni mbetet ekipi i 4-të me 13 fitore e 12 humbje.
Rezultatet nga ndeshjet e tjera:
Charlotte – Minnesota, 120-114.
Washington – New York, 91-109.
Atlanta – San Antonio, 114-125.
Dallas – new Orleans, 143-130.
Chicago – LA Clippers, 106-125.
Utah Jazz – Milwaukee, 129-115.
LA Lakers – Memphis, 115-105.
Portland – Cleveland, 129-110.
Sacramento – Orlando, 112-123.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.