MH PRISHTINA ME FITOREN MË TË THELLË TË STINORIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Marigona Hill Prishtina e ka arritur fitoren më të thellë të stinorit në Ligën e parë, duke mposhtur Lipjanin.
Ekipi nga kryeqyteti ka triumfuar në udhëtim te Lipjani dhe me rezultatin e thellë, 79-116.
Të gjithë lojtarët e skuadrës së drejtuar nga Dritëro Sefaja arritën të shënojnë pikë sot, ndërsa më të dalluarit ishin, Drilon Shala me double-double(20pk, 17krc), Ilir Hasani poashtu me double-double(17pk, 10ast), Genc Zeqiri me 15 pikë, Aron Laja me 14 pikë, si dhe Visar Ejupi e Rron Dahsyla me nga 11 pikë.
Te Lipjani pikë dyshifrore arritën, Arjanit Krasniqi me 34 pikë, prej tyre 10 trepikësha, si dhe Hamit Sllamniku me 25 pikë.
Pas xhiros së 11-të, MH Prishtina pozicionohet në vendin e 4-të me 17 pikë, 7 fitore e 4 humbje. Ndërsa, Lipjani mbetet i fundit me 11 humbje nga po aq ndeshje të luajtura.
Në xhiron e ardhshme, MH Prishtina luan në shtëpi ndaj Megasports, ndërsa Lipjani i shkon RC Cola Dritës në Gjilan.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.