Basketboll

REKORD KARRIERE PËR DONCIC, DALLASI VAZHDON SERINË E FITOREVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Dallas Mavericks e kanë arritur fitoren e katërt rresht në NBA dhe atë falë performancës magjike të sllovenit, Luka Doncic.

Mavericks e mposhtën ekipin e Pelicans me rezultatin final, 143-130. Përderisa, Doncic ishte i pandalshëm në këtë duel, duke thyer rekordin e tij personal me pikë të shënuara në karrierën e deritnaishme, duke arritur plotë 46 pikë, shtuar edhe 12 asiste e 8 kërcime.

Përveç Doncic, tek Dallasi në këtë fitore spikatën edhe Kristaps Porzingis me 36 pikë dhe Finney Smith me 14 sosh.

Tek Pelicans me lojë të mirë u dalluan, Zion Williamson me 36 pikë e Brandon Ingram me 30 sosh.

Me 13 fitore e 14 humbje, Dallasi gjendet në pozitën e nëntë në Konferencën Perëndimore, kurse New Orleans me 11 fitore e 14 humbje gjenden në pozitën e 12-të.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.