Basketboll

BOOKER I PANDALSHËM, SUNS FITOJNË KUNDËR PHILADELPHIAS

Prishtinë(AsistiOnline) – Phoenix Suns të prirë nga dyshja Booker dhe Paul kanë fituar duelin e mëngjesit të së hënës kundër Philadelphia 76ers me rezultat 120-111.

Duelin e nisën më mirë skuadra e Philadelphias që triumfuan me rezultat 28-23 në qerekun e parë të takimit, por më pas gjithcka mori rrjedhë tjetër dhe Suns rikthyen rezultatin për të arritur një fitore me shumë peshë në fund.

Ylli I ri, Devin Booker ishte fantastik duke realizuar 36 pikë teksa pati parqitje shumë efikase, sidomos në saktësinë e gjuajtjeve, teksa pos tij me paraqitje shumë të mirë u dallua edhe veterani Chris Paul që regjistroi dyshifrorë të dyfishtë prej 18 pikësh dhe 10 kërcimesh.

Në anën tjetër tek 76-ers më i disponuari për lojë ishte Joel Embiid me 35 pikë të realizuara, por që nuk u ndihmua sa duhet nga pjesa tjetër e skuadrës.

Pavarësisht humbjes, Philadelphia mbeten prapë se prapë në pozitën e parë të bregut lindor, teksa në perëndim Suns me këtë sukses u katapultuan në pozitën e katërt të renditjes.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=ZksUSxSkI30

Komentet janë të mbyllura.