Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
NETS TREGOJNË FORCËN REALE, FITOJNË ME LEHTËSI NDAJ GOLDEN STATE – AsistiOnline
Basketboll

NETS TREGOJNË FORCËN REALE, FITOJNË ME LEHTËSI NDAJ GOLDEN STATE

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden State Warriors janë mposhtur nga super skuadra e Brooklyn Nets me rezultat 134-117, në një takim ku Nets në potencialin e tyre të plotë treguan se pse janë një nga skuadrat favorite që në fund të sezonit të dalin kampion në NBA.

Steph Curry ishte më i miri tek skuadra e tij me 27 pikë e 5 asistime, por paraqitja e tij e mirë në repartet e tjera të ndeshjes u la nën hije nga forma e dobët e superyllit në gjuajtjet për tre pikë, pikërisht armës së tij të fortë.

Curry ishte vetëm dy herë i saktë në 9 gjuajtje sa provoi gjithsej në këtë duel.

Në anën tjetër, Nets ishin të papërmbajtshëm dhe shkëlqyen falë formës fantastike të treshes: Durant (20 pikë), Harden (19 pikë dhe 16 asistime) dhe Irving (23 pikë), por në nivel të lartë loje u paraqit edhe veterani Jeff Green që realizoi 14 pikë pas inkuadrimit nga stoli.

Kjo humbje nuk ndryshon asgjë për “Luftëtarët” të cilët mbeten përsëri në pozitën e 8-të të bregut perëndimor me 14 fitore dhe 13 disfata. Nga ana tjetër, Nets mbeten prapë në pozitën e tretë të lindjes, por tashmë gjenden shumë afër rivalëve të Bucks dhe Philadelphias.

Duelet e radhës këto dy skuadra i zhvillojnë ndaj kundërshtarëve modest, Nets sfidojnë Kings ndërsa Warriors ndeshen me Cavaliers.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.