Basketboll

ZYRTARE: RAHOVECI EMËRON TRAJNERIN E RI TË SKUADRËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka gjetur trajnerin e ri që do ti prijë ekipit në vijim të edicionit në të cilin gjendemi.

Drejtuesit e klubit ‘vreshtar’ kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin grek, Fotis Takianos.

51 vjeçari i lindur në Greqi ka përvojë të konsiderueshme si trajner, përderisa gjatë këtij edicioni e ka udhëhequr klubin nga elita e Qipros, Apollon Limassol.

Takianos ka përvojë të madhe kryesisht në basketbollin grek, ku ka udhëhequr skuadra të njohura atje sikurse: Trikalla, Doukas, Doxa Lefkadas etj.

Ajo çfarë vlen të ceket, është se tekniku grek në vitin 2017 ka qenë trajner edhe në skuadrën tjetër kosovare, KB Bashkimi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.