Basketboll

BILANCI I NDESHJEVE TË NDËRSJELLA MES KOSOVËS DHE LUKSEMBURGUT

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova dhe Luksemburgu takohen nesër në ndeshjen e vlefshme për parakualifikimet e Kampionatit Botëror 2023.

Të dyja Përfaqësueset në fjalë, janë ballafaquar deri më tani tri herë në histori mes vete, ku Dardanët kanë dy fitore, 109:88 dhe 80:84, ndërsa pësuan në një përballje, 88:80.

Në fazën e parë të këtij grupi, Dardanët fituan si mysafirë 80:84, kurse shpresojnë që të triumfojnë edhe në Prishtinë dhe më pas të fitojnë edhe ndaj Sllovakisë dhe do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Në Grupin B të këtyre parakualifikimeve, Kosova ka dy fitore (ndaj Islandës 80:78 dhe Luksemburgut 80:84) dhe dy humbje (nga Sllovakia 91:67 dhe nga Islanda 86:62), kurse Luksemburgu ka një fitore (ndaj Sllovakisë 77:73, kurse ka pësuar humbje nga Sllovakia 73:65, nga Kosova 80:84 dhe nga Islanda 90:76).

Ndeshja mes Kosovës dhe Luksemburgut, zhvillohet nesër nga ora 19:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, do mund ti gjeni si zakonisht në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.