Basketboll

HAJRIZI: KEMI CILËSI TË VAZHDOJMË TUTJE

Basketbollisti i Kosovës, Drilon Hajrizi beson në rezultate pozitive në përballjen e sontme me Luksemburgun, por edhe ndaj  Sllovakisë pas dy ditëve.

Hajrizi është optimist se do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Stërvitjet janë duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe pse ende nuk jemi të kompletuar. Neve na mbetet të punojmë kështu si jemi duke punuar. Kemi cilësi. Gjithashtu edhe disa lojtarë të rinj janë bashkuar, por edhe disa që na kanë munguar në nëntor na janë bashkangjitur”, është shprehur Hajrizi për faqen zyrtare të FBK-së.

Edhe pse pa tifozë, Dardanët luajnë vetëm për fitore. “Kemi cilësi të vazhdojmë tutje. Sa i përket ndeshjeve, unë jam i bindur se do të angazhohemi maksimalisht, ndërsa sa i përket cilësisë është e barabartë dhe do të vendosin detajet për të kaluar tutje. Fatkeqësisht pa tifozë, por do të mundohemi të shfrytëzojmë përparësinë e terrenit vendas”, u shpreh Drilon Hajrizi.

Dardanët sonte do të luajnë në shtëpi përballë Luksemburgut nga ora 19:00 dhe Sllovakisë (20 Shkurt), në ndeshjet e fundit në Grupin B.

Nëse Dardanët shënojnë dy fitore në dy takimet e zhvilluara, atëherë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Komentet janë të mbyllura.