Basketboll

KOSOVA SONTE PËR FITORE NDAJ LUKSEMBURGUT

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A, sonte luan sfidën e saj të rradhës për parakualifikimet e Kampionatit Botëror 2023.

Ekipi i Kosovës ka stërvitur për një javë e gjysmë së bashku dhe sot zhvillon ndeshjen e parafundit të fazës grupore në këto parakualifikime, duke synuar që me fitore ti afrohet kalimit tutje.

Rivali i Kosovës sonte do të jetë Luksemburgu, ekip që ka treguar lojëra të bukura në këto parakualifikime edhe pse ka vetëm një fitore(ndaj Sllovakisë), sonte do të mundohet ti shkaktojë telashe në maksimum edhe Përfaqësueses sonë.

Në ndeshjen e parë ndaj Luksemburgut, Dardanët fituan si mysafirë 80:84, kurse edhe sot shpresojnë që të triumfojnë dhe më pas të fitojnë edhe ndaj Sllovakisë dhe do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Ndeshja mes Kosovës dhe Luksemburgut, zhvillohet nesër nga ora 19:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, do mund ti gjeni si zakonisht në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.