Basketboll

VLLAZNIA E SHKODRËS ME TRAJNER AMERIKAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Me të marrë lajmin për nisjen e Kampionatit nacional të basketbollit në Shqipëri, njëra prej skuadrave më të organizuara atje, Vllaznia ka nisur menjëherë organizimin.

Klubi shkodran nëpërmjet faqes zyrtare, ka njoftuar se ka gjetur trajnerin që do ti prijë skuadrës gjatë stinorit i cili do të nisë shpejtë.

”Pas shqyrtimit te disa alternativave për stolin kuqeblu, eshte vendosur qe ekipi te drejtohet nga trajneri amerikan, Mathew Jones i cili vjen nga eksperienca të mëparshme si ndihmës trajner në Izrael te Maccabi Ashdod në stinorin 2019-2020, gjate viteve 2018-2020 ka punuar edhe ne zbulimin dhe vleresimin e talenteve ne NBA, 2016-2017 ka marr pjese ne turneun Adidas, duke drejtuar nje ekip te perfaqesuar me lojtare amerikane po ashtu eksperiencat e tij, vijojne edhe me drejtimin e ekipeve amerikane ne kompeticionet e kolegjeve, NCAAD1 dhe NCAAD2”, thotë njoftimi i lëshuar sot nga skuadra shkodrane.

Superliga shqiptare e basketbollit për stinorin 2020-2021, pritet të fillojë me datën 27 Shkurt 2021 dhe të përfundojë brenda datës, 30 Qershor 2021.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.