BUTLER & ADEBAYO ME TRIPLE DOULBLE BRENDA NJË NDESHJE!
Prishtinë(AsistiOnline) – Që nga rikthimi, Jimmy Butler është transformuar duke bërë paraqitje monstruoze me skuadrën e tij. Kështu Miami Heat në mëngjesin e sotëm mposhti mbretërit e Sacramentos me rezultat 118:110.
Sinonimi për këtë fitore të Miamit këtë mëngjes kishtë këto dy emra: Jimmy Butler dhe Bam Adebayo. Basketbollistët e Miamit janë bërë dyshja e 10 në histori të NBA që kompletojnë triple double brenda një ndeshje. Të parët që e bënë këtë ishin Bob Cousy dhe Tom Heinsohn për Boston Celtics në vitin 1958 ndërsa të fundit ishin LeBron James dhe Lonzo Ball në vitin 2018 me LA Lakers.�
Kjo ishte edhe triple double i tretë rradhazi për Butler duke e mbyllur mbrëmjen me 13 pikë, 13 asistime e 10 kërcime. Ndërsa qendra Bam Adebayo nga ndeshja doli me 16 pikë të shënuara, 12 kërcime e 10 asistime.
Përndryshe kjo ishte fitorja e 12 krahas 17 humbjeve për Miamin që mbanë gjallë shpresat për një kualifikim në fazën play off ndërsa Sacramento ka shijuar humbjen e 16 ku ka edhe 12 fitore.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.