Basketboll

MPOSHTET GJEORGJIA, FINLANDA E EDON MAXHUNIT ZYRTARISHT NË EUROBASKET

Prishtinë(AsistiOnline) – Finlanda është skuadra e radhës që zyrtarisht kualifikohet në Kampionatin Evropian të basketbollit 2022.

Përpos fitores së sotme ndaj Zvicrës, 92-84, çaste më parë edhe Serbia e mposhti Gjeorgjinë për t’ja liruar rrugën Finlandës që edhe zyrtarisht të kualifikohet në Eurobasketin e 2022-tës.

Gjeorgjia u mposht sonte nga Serbia me rezultat konsiderueshëm të thellë, 66-92. Ndërsa të dielën Finlanda e luan vetëm formalisht ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, pasiqë e ka siguruar kalimin tutje.

Pra, Edoni në moshën 23 vjeçare arrin të kualifikohet me ekipin që përfaqëson, në një kompeticion prestigjioz si Kampionati Evropian, madje duke qenë bartës i lojës së ekipit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.