Basketboll

BILANCI I NDESHJEVE TË NDËRSJELLA MES KOSOVËS DHE SLLOVAKISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova dhe Sllovakia takohen sonte në ndeshjen e vlefshme për parakualifikimet e Kampionatit Botëror 2023.

Deri më tani në ndeshjet e ndërsjella mes vete në histori, Kosova dhe Sllovakia janë ballafaquar katër herë në miqësore, ku sllovakët prijnë me tri fitore dhe një fitore u takoi Dardanëve. Ndërkohë, në garat zyrtare janë përballur vetëm në nëntor të vitit të kaluar, ku Sllovakia shënoi fitore 91:67.

Në Grupin B, Kosova dhe Sllovakia kanë nga dy fitore. Sllovakët kanë mundur Luksemburgun 73:67 dhe Kosovën 91:67, kurse kanë pësuar nga Islanda 83:74 dhe Luksemburgu 73:77.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovakisë zhvillohet nga ora 19:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, do mund ti gjeni si zakonisht në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.