Basketboll

NEW BASKETI FITON PËRBALLJEN DRAMATIKE NDAJ PRISHTINËS SË RE

Prishtinë(AsistiOnline) – New Basketi e ka fituar përballjen ndoshta më interesante të javës në Ligën e parë, duke mposhtur Prishtinën e Re.

Skuadra prizrenase ka triumfuar si mysafire te Prishtina e Re që drejtohet nga Albert Sylejmani me rezultatin e ngushtë dhe përfundimtar, 78-79.

Përforcimi i huaj, Aaron Njike ishte më meritori për fitoren e New Basketit sot me double-double fantastik(31pk, 17krc), nidhmuar edhe nga Hajriz Hazeri me 20 pikë e Drini Rexha me 10 pikë.

Te Prishtina e Re s’mjaftuan për fitore, Agim Hamiti me 23 pikë, Luftim Cikaqi me 13 pikë, Mergim Jakupi me 12 pikë e Art Islamaj me 11 pikë.

Me këtë triumf, New Basketi ngjitet në kuotën e 19 pikëve dhe gjendet i 5-ti me 7 fitore e 5 humbje. Përderisa, Prishtina e Re mbetet e parafundit me 13 pikë, 1 fitore e 12 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.