Basketboll

ZYRTARE: PONTE PRIZRENI GJEN ZËVENDËSIMIN E PAIGES

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas largimit të befasishëm të basketbollistit amerikan, Jeremiah Paige, skuadra e Ponte Prizrenit e ka gjetur zëvendësimin e tij.

Bëhet fjalë për amerikanin Landon Taliaferro i gjatë 193 cm i cili luan në pozitat 2 dhe 3. Karakteristikë e këtij lojtari është efikasiteti i lartë për 3 pikë.

Taliaferro ka qenë pjesë e ekipit FAIRFIELD në NCAA 1, ku ka luajtur me mesatare prej 12 pikëve me efikasitet prej 37.1 % për tre pikë.

Ndërsa, Talifero sivjet ishte pjesë e ekipit, ”Amicale Steinsel” në Luksemburg ku kishte mesatare prej 29 pikëve në dy ndeshje, por për shkak të pandemisë covid-19 liga atje është pezulluar dhe basketbollisti në fjalë vendosi të vije në Kosovë.

/AsistiOnline.com/


 

Komentet janë të mbyllura.