Basketboll

BASKETBOLLISTI I BASHKIMIT REZULTON POZITIV ME COVID-19

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit nga Prizreni do ti zhvillojë disa ndeshje, pa njërin nga basketbollistët kryesorë të ekipit, amerikanin Sean Hoehn.

Fundori amerikan do ti mungojë Bashkimit, për shkak se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Basketbollisti ynë, Sean Hoehn, do t’i mungojë skuadrës gjatë ditëve në vijim. Lojtari ka shfrytëzuar pushimin në Superligë për të shkuar përkohësisht në familjen e tij në ShBA, ku më pas para se të nisej drejt Kosovës ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe ka mbetur atje. Gjendja shëndetësore e Hoehn aktualisht është stabile, ndërsa ai do të mbetet i vetizoluar në ShBA derisa të shërohet plotësisht”, shkruan në njoftimin e skuadrës portokallinje.

Hoehn ka mbetur basketbollisti i vetëm i huaj që i ka mbijetuar eksodit të largimeve nga skuadra e Bashkimit në kohët e fundit, ndërsa në roster janë shtuar, fundori Chris Lutete e alo-qendra Obinna Oleka.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.