Basketboll

ZYRTARE: RAHOVECI ME PËRFORCIM NGA ELITA GREKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit çaste më parë e ka kompletuar një transfer të ri.

‘Vreshtarët’ kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me alo-qendrën amerikane, Ed Daniel i cili pritet të bashkohet me skuadrën rahoveciane shumë shpejtë.

Daniel është i gjatë 203 centimetra dhe luan në pozitat 4/5, përderisa së fundmi është paraqitur në elitën greke me skuadrën, ”Iraklis” dhe ka luajtur mesatare, 3.2 pikë dhe 4.2 kërcime për ndeshje.

Vlen të ceket se 30 vjeçari me Iraklisin ka luajtur edhe në FIBA Europe Cup dhe Champions League.

Basketbollisti në fjalë ka përvojë disa vjeçare në ligat të forta evropiane si: Varese, Cremona Bolonja(Itali), Maccabi Ashdod(Izrael),  Chalon Reims(Francë) dhe Peristeri e Iraklis(Greqi).

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.