Basketboll

EKSKLUZIVE: HUMBJA NGA YLLI E SHKARKON DAVITKOVIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Humbja e sontme nga Golden Eagle Ylli, duket se i ka kushtuar me humbje, trajnerit maqedonas të Pejës, Jordanço Davitkov.

Nga burime të afërta me klubin e Pejës, AsistiOnline.com ka arritur të mësojë ekskluzivisht se drejtuesit e Pejës kanë marrë vendim të prerë për ta shkarkuar trajnerin, Davitkov.

5 humbje në total në Superligë dhe 3 rresht e kjo e fundit, duket se ishte goditja fatale për Davitkovin i cili pati edhe 4 fitore me Pejën, por kjo nuk i ka bindur drejtuesit e Pejës, që ti japin besim më tutje.

Davitkov ka pasur një humbje me Pejën edhe në çerekfinale të Kupës, ku u mposht nga Sigal Prishtina në Therandë, 88-90.

58 vjeçari nga Koçani i Maqedonisë, bëhet trajneri i tretë që ndërrohet sivjet tek Peja, pas Edi Xhelalisë i cili kishte bilanc prej 7 fitoreve dhe 3 humbjeve me Pejën. Dhe poashtu turku, Shemshetin Bash i cili udhëhoqi me pejanët në dy ndeshje me bilanc 1 humbje dhe 1 fitore, por që dha vetë dorëheqje nga udhëheqja e verdhezinjëve.

Deri në emërimin e trajnerit të ri me ekipin e Pejës pritet të udhëheq asistenti i parë, Petrit Zeqiri.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.