Basketboll

LIPJANI FITON DERBIN E SKUADRAVE NGA FUNDI I TABELËS NË LIGËN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Lipjani e ka arritur fitoren e parë të stinorit në Ligën e parë, duke mposhtur konkurentin direkt për mbijetesë, KB Prishtinën e Re.

Skuadra lipjanase ka triumfuar në shtëpi ndaj Prishtinës së Re me rezultat të ngushtë, 101-91, në një ndeshje e cila ishte tepër interesante dhe fituesi u përcaktua vetëm në sekondat e fundit.

Lipjanasit të udhëhequr nga kapiteni Fazli Vitia, fituan pothuajse të gjitha periodat e ndeshjes, përpos të tretës edhe pse me rezultat të ngushtë(25-23, 29-22, 25-28, 22-18), por shumë të vlefshme për epilogun e ndeshjes.

Fazli Vitia ishte fantastik në fitoren e Lipjanit sonte me 35 pikë, 6 kërcime, 6 asiste, 3 vjedhje topash e 1 bllokadë, ndihmuar edhe nga Besmir Nuli me 23 pikë, Hamit Sllamniku me 17 pikë, Granit Ejupi me double-double(12pk, 12krc), si dhe Arjanit Krasniqi me 10 pikë.

Te Prishtina e Re s’mjaftuan për fitore, Art Islamaj me plotë 37 pikë, si dhe Agim Hamiti e Adhurim Alija me nga 19 pikë secili.

Pas kësaj fitore, Lipjani largohet nga fundi i tabelës, për t’ja lënë atë pikërisht Prishtinës së Re, të dyja ekipet kanë nga 1 fitore e 12 humbje, por Lipjani ka koshaverazh më të mirë.

Në xhiron e radhës, Lipjani i shkon Istogut e Prishtina e Re e pret Megasportin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.