Under Header

spot_img

NBA PUBLIKON LISTËN E GARUESVE PËR SHKATHTËSI, TRE PIKË DHE NGULITJE

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Data 7 mars 2021 sjellë në ekranet tona super-eventin e përvitshëm të NBA, “All-stars”. Këtë vit çdo gjë do jetë më ndryshe përshkak edhe të virusit Covid-19 që po vazhdon të jetë prezent në jetën tonë, teksa liga më e fortë e basketbollit në botë ka bërë poashtu ndryshimet e saj.

Ndeshja e lojtarëve të rinjë nuk do të luhet fare, e poashtu edhe e fansave që janë të njohur në fusha të tjera pos basketbollit, teksa “4 në 1” do të vijnë ndeshja All-Star, gara e shkathtësive, gara për trepikësha e poashtu edhe atë të ngulitjeve.

Yjet e mëdhenjë kanë zgjedhur të jenë pjesë e garës për tre pikë, teksa konkurrencë interesante duket të jetë edhe ajo për shkathtësitë, me garën e ngulitjeve që nuk ka ndonjë yll të madh pjesmarrës.

Në Kosovë transmetues i këtij eventi do të jetë platforma Artmotion, përmes kanalit ArtSpor 1.

Pjesmarrësit në të gjitha garat:

Gara e shkathtësive: Luka Donçiq, Chris Paul, Robert Covington, Domantas Sabonis, Julius Randle dhe Nikola Vucevic.

Gara për tre pikësha: Steph Curry, Devin Booker, Jayson Tatum, Jaylen Brown, Donovan Mitchell dhe Zach Lavine.

Gara për ngulitje: Obi Toppin, Anfree Simmons dhe Cassius Stanley.

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme