Basketboll

PEJA ME DY MUNGESA DHE NJË RIKTHIM PËRBALLË YLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës sonte e zhvillon sfidën e mbetur nga xhiro e 20-të, përballë skuadrës së Golden Eagle Yllit.

Tek verdhezinjët në këtë duel do të mungojnë, Dardan Berisha dhe Leonard Mekaj për shkak të lëndimeve që kanë pësuar në ndeshjet e kaluara.

Ndërsa i gatshëm për sonte do të jetë, Beqë Kovaqi që rikthehet nga lëndimi.

Ndeshja mes Pejës dhe Yllit, luhet sonte nga ora 19:00.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.