YLLI MPOSHT PEJËN DHE RIKTHEN KREUN E TABELËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka arritur një fitore të rëndësishme në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e 20-të ndaj Pejës.
Therandasit kanë triumfuar në udhëtimin e tyre në ”Karagaç” ndaj Pejës me rezultatin final, 77-88.
Peja e nisi më mirë duelin ndaj Yllit, duke fituar çerekun e parë, 22-18. Ndërsa, Ylli u rikthye shpejtë në lojë duke e fituar çerekun e dytë, 16-28 dhe mbylli pjesën e parë me avantazh, 38-46.
Peja përsëri e nisi më mirë fillimin e pjesës së dytë, duke e fituar çerekun e tretë, 22-19. Por që Ylli u këndell shpejtë, duke fituar periodën vendimtare(17-23) e cila i solli edhe krejtësisht fitoren e merituar ndaj Pejës.
Lojtarët më të spikatur në fitoren e Yllit sonte ishin: Valon Bunjaku me 24 pikë, Erjon Kastrati me double-double(20pk, 13ast), Samir Zekiqi me 17 pikë e Nikolla Haruni me 9 sosh. Vlen të ceket se sonte tek Ylli u lënduan edhe dy basketbollistë, Elyjah Clark e Drilon Shala.
Te Peja s’mjaftuan për fitore: Brandon Walters me double-double fantastik(31pk, 17krc), si dhe Laron Dendy poashtu me double-double(13pk, 12krc).
Pas kësaj ndeshje të mbetur, Ylli merr kreun e renditjes tabelare me 35 pikë, 14 fitore e 7 humbje. Ndërsa, Peja pozicionohet e 4-ta me 33 pikë, 12 fitore e 9 humbje.
Në xhiron e radhës, Peja i shkon Prishtinës e Ylli e pret Ponte Prizrenin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.