Basketboll

YLLI PA TRE BASKETBOLLISTË TË RËNDËSISHËM NDAJ PEJËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja dhe Golden Eagle Ylli përballen sonte në ndeshjen e mbetur nga xhiro e 20-të e Superligës së Kosovës.

Në këtë sfidë trajneri i Yllit, Fatih Gezer nuk do të mund të llogarisë në tre basketbollistë tejet të rëndësishëm për ekipin.

Mitchell Wilbekin dhe Gëzim Morina mbeten ende të lënduar, ndërsa listës të së dëmtuarve së fundi ju është shtuar edhe qendra Demetris Morant.

Në fakt, suharekasit kanë shtuar në skuadër një qendër, por që si duket ende nuk do jetë i gatshëm për lojë, ngase vetëm dje është zyrtarizuar nga klubi.

Ndeshja mes Pejës dhe Yllit, luhet sonte nga ora 19:00.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.