Basketboll

AS PRISHTINA RIKTHEHET TE FITORET, DUKE TRIUMFUAR NDAJ VUSHTRRISË

Prishtinë(AsistiOnline) – As Prishtina e Valentin Spaqit është rikthyer te fitoret në Ligën e parë, duke triumfuar ndaj Vushtrrisë në kryeqytet.

Prishtinasit arritën që të triumfojnë ndaj Vushtrrisë me rezultatin e përgjithshëm, 78-64.

Në fakt ndeshja ishte shumë interesante me skuadrat që luftuan shumë, por prishtinasit në momente vendimtare ishin më të koncentruar dhe arritën që ta rrëmbejnë fitoren e sontme.

Alban Latifaj me double-double(14pk, 12ast, 7krc, 2 tvj), Ermir Gashi me 21 pikë, Dardan Sejdiu me double-double(14pk, 11krc) dhe Don Polloshka me 19 pikë, ishin basketbollistët më të dalluar në fitoren e Asit sonte.

Te Vushtrria s’mjaftuan për triumf: Erhan Sholla me 25 pikë e Butrint Zabergja me double-double(12pk, 11krc).

Pas kësaj fitore, As Prishtina gjendet në pozitën e 3-të me 24 pikë, 11 fitore e 2 humbje. Ndërsa, Vushtrria mbetet e 6-ta me 19 pikë, 6 fitore e 7 humbje.

Në xhiron e ardhshme, As Prishtina i shkon Feronikelit e Vushtrria e pret New Basketin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.