Basketboll

DION DIXON LARGOHET NGA PEJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Me ardhjen e fundorit të ri amerikan te Peja, A.J Walton, do të ketë edhe një largim.

Nga verdhezinjët do të largohet fundori tjetër amerikan, Dion Dixon i cili ka zhgënjyer së tepërmi me paraqitjet e tij të fundit dhe nga krerët e ekipit është vendosur të largohet.

Lajmin për largimin e Dixon nga Peja, për AsistiOnline.com e ka konfirmuar edhe menaxheri i ekipit pejan, Adriatik Rraci. “Po me ardhjen e Walton, kemi liruar nga ekipi, Dion Dixonin”, është shprehur shkurtimisht Rraci.

Dixon me Pejën luajti me mesatare, 18.6 pikë, 6.3 asiste e 4.4 kërcime për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.