Basketboll

FITORE DRAMATIKE PËR FENERIN DHE BARÇËN, KJO E FUNDIT BLINDON LIDERSHIPIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Fenerbahçe dhe Barcelona sonte i kanë fituar ndeshjet e tyre të vlefshme për xhiron e 28të në Euroligë.

Feneri triumfoi në udhëtim te Asveli me shumë mund e telashe, 86-90. Në një ndeshje që fituesin e mësoi vetëm në sekondat e fundit.

Nando DeColo me 24 pikë, ishte individi më meritor në fitoren e turqve nga Stambolli sonte, duke bërë që ekipi i tij me këtë triumf të vazhdojë luftën e madhe për play off.

Në anën tjetër, fitore të vështirë sonte arriti edhe Barcelona që mposhti Baskonian, 71-57, poashtu në një ndeshje shumë të fortë me shmangie nga Barça vetëm në 5 minutat e fundit.

Te katalunasit në fitore u dallua, malazezi me nënshtetësi spanjolle, Nikola Mirotiç me double-double(18pk 10krc). Kjo fitore ia siguron Barçës pozitën e parë në tabelën e Euroligës.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.