Basketboll

BASHKIMI I MBUSHUR ME YJE, KËRKON FITORE NDAJ PENZËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme zhvillohet derbi i xhiros në Superligën e Femrave, ku takohen, Penza dhe Bashkimi.

Skuadra e Bashkimit të Prizrenit në këtë duel hyn e super-përforcuar me njërën nga basketbollistet më të mira në vend, Irma Konjushën dhe fundoren amerikane, Jasmine Brunson e cila te prizrenaset vije si kapitene nga skuadra e fundit ku luajti.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, presidenti i Bashkimit, Rrahman Përteshi ka folur para ndeshjes që skuadra e tij e zhvillon ndaj Penzës dhe është shprehur shumë i sigurtë që do të dalin me rezultat pozitiv nga ky takim. ”I kam të gjitha yjet e Kosovës në formacion dhe poashtu qendrën që është nivel tjetër e që çdo skuadër e ka ëndërr, por kushton. Dhe poashtu me një plejmejkere që vjen si kapitene nga skuadra e vet, sonte synojmë fitoren dhe asgjë më pak”, u shpreh Përteshi.

Ndeshja derbi, Penza-Bashkimi fillon sonte nga ora 18:00 dhe do të transmetohet direkt në Platformën nr.1 në vend, ArtMotion.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.