GJAKOVA E RE FITON DERBIN E LIGËS SË DYTË, TANUSHI SHKËLQEN ME 41 PIKË
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjakova e Re e ka fituar përballjen kryesore të xhiros në Ligën e dytë, duke mposhtur Borean në Pejë.
Skuadra gjakovare ka triumfuar me rezultat tejet të thellë ndaj ekipit pejan, 58-92, duke u barazuar kështu me pikë me vendin e parë që e mban pikërisht Borea.
Bleonis Tanushi ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e ekipit gjakovar sot me plotë 41 pikë, prej tyre 7 treshe, duke qenë i pandalshëm për kundërshtarët.
Pas kësaj fitore, Gjakova e Re barazohet me pikë me Borean(22), por kjo e fundit me koshaverazh më të mirë dhe për këtë mban pozitën e dytë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.