Basketboll

TREPÇA FANTASTIKE ME FITOREN E PESTË ME RADHË

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Trepça e ka vazhduar ecurinë fantastike në Superligën e Kosovës, duke arritur sonte fitoren e pestë me radhë.

Mitrovicasit kanë triumfuar në shtëpinë e tyre në ”Minatori” me rezultat të përgjithshëm, 88-72.

Trepça e nisi më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë, 26-13. Ndërsa në çerekun e dytë, Bashkimi u këndell duke e fituar këtë periodë, 17-29 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e ngushtë, 43-42.

Loja e mirë e Trepçës u rikthye shpejtë në pjesën e dytë të cilët i fituan dy periodat finale të ndeshjes(23-14, 22-16) të cilat edhe ju shërbyen për ta fituar krejtësisht takimin.

Drilon Hajrizi me triple-double(16pk, 10krc, 10ast), Ivan Koljeviç me 24 pikë, Besnik Azemi me 17 pikë, si dhe Dillon Smith me 16 pikë.

Te Bashkimi lojë të bukur shfaqën: Chris Lutete me 28 pikë, Juljan Hamati me 15 pikë dhe Obinna Oleka me 13 pikë. Te Bashkimi sonte debutoi me humbje edhe trajneri i ri, Franko Sterle.

Pas kësaj ndeshje, Trepça arrin në kuotën e 31 pikëve dhe gjendet në pozitën e 6-të me 9 fitore e 13 humbje. Ndërsa, Bashkimi e rrezikon pozitën e 5-të me 32 pikë, 10 fitore e 12 humbje.

Në xhiron e radhës, Trepça e pret Sigal Prishtinën e Bashkimi i bën konak Yllit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.