Basketboll

BIRAJ I BINDUR NË REZULTAT POZITIV NDAJ YLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi takohet sonte me Yllin në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Kapiteni i prizrenasve, Qëndrim Biraj është prononcuar për AsistiOnline.com para duelit që skuadra e tij e zhvillon ndaj suharekasve dhe beson shumë në rezultat pozitiv.

Me trajnerin e ri kemi vetëm një javë që jemi duke u stërvitur dhe realisht është periudhë e shkurtër që të adaptohemi, mirëpo përkundër kësaj kemi bërë një punë mjaftë të madhe dhe besoj që jemi mirë të përgatitur për ndeshjen ndaj Yllit. Kjo ndeshje për neve do jetë mjaftë sfiduese dhe e rëndësishme, atmosfera në ekip është mjaftë e mirë dhe besoj që me një lojë ekipore dhe vetëmohuese jam i bindur që do të nxjerrim një rezultat pozitiv”, tha kapiteni i portokallinjëve.

Ndeshja do të nisë nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.