Basketboll

VESELI: DO ARRIJMË REZULTAT POZITIV NGA PËRBALLJA ME PEJËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme zhvillohet përballja kryesore e xhiros në Superligën e Kosovës, ku takohen Rahoveci dhe Peja.

Para kësaj përballje që si zakonisht pritet të jetë shumë interesante, basketbollisti i Rahobvecit, Alban Veseli është prononcuar për AsistiOnline.com, duke e cilësuar si shumë interesante, por njëkohësisht edhe të vështirë përballjen me Pejën.

Besoj që do të jetë një ndeshje interesante dhe shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Ne kemi bërë disa ndryshime dhe natyrisht duhet pak kohë deri sa të komponohen me ekipin. Por gjithsesi personalisht pres rezultat pozitiv nga kjo ndeshje”, nënvizoi Veseli.

Përballja mes Rahovecit dhe Pejës, luhet sot nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.