Basketboll

DERBI I DITËS LUHET SONTE NË KRYEQYTET

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i ditës së parë i xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës luhet sonte.

Bëhet fjalë për takimin ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit në kryeqytet. Bardhekaltrit deri më tani kanë 32 pikë, kurse Vreshtarët renditen në vendin e tretë me 37 pikë.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 18:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 24

E mërkurë

18:00 Prishtina – Rahoveci.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.